Turizmi rriti punësimin me 13% dhe xhiron me 11%

Shqipëria

Turizmi rriti punësimin me 13% dhe xhiron me 11%

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:35
Shqipëria

Turizmi rriti punësimin me 13 % dhe xhiron me 11%, bëri të ditur sot Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).

Sipas DPT,  treguesit e planit të zbatimit sektorial në turizëm performuan pozitivisht në të gjithë nënsektorët e ndërlidhur me turizmin, si në, edukimin e tatimpaguesit, me qëllim nxitjen e vetëkorigjimit në zbatimin e legjislacionit, komunikimit direkt me tatimpaguesit në funksion të ndërtimit të një raporti të drejtpërdrejtë dhe të bazuar në besim reciprok, si dhe kontrollin e territorit, njoftuan Tatimet.

Edukimi dhe informimi

Administrata Tatimore u angazhua në një fushatë edukimi dhe informimi për tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitet në zonat turistike:

-3800 tatimpagues janë kontaktuar nga për nxitjen e korrektësisë në zbatimin e legjislacionit tatimor

-1615 tatimpagues janë kontaktuar dhe informuar nga qendrat e thirrjes

-12 takimet janë realizuar me përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatat e turizmit nga Drejtoritë  Rajonale dhe DPT

Kontrolli Tatimor

-1500 tatimpagues janë intervistuar nga Drejtoritë Rajonale për të nxitur përmbushjen vullnetare

-72% e tatimpaguesve të intervistuar reaguan pozitivisht për vetëpërmbushje

-12% është rritur qarkullimi me TVSH në sektorin e turizmit

-16% është rritur TVSH e pagueshme në sektorin e turizmit.

Mbledhja me forcë

-319 tatimpagues reaguan, pra paguan detyrimet e prapambetura

-79.4 milionë lekë detyrime të prapambetura janë arkëtuar

Hetimi Tatimor

-9486 kontrolle janë kryer në territor

-3500 shkelje të ndryshme janë konstatuar

-451 biznese janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.

-296 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruar

Xhiro dhe kuponë të lëshuar

-10.9% është rritur xhiroja në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë në zonat turistike

-10% është rritur numri i kuponave të lëshuar krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë

Punësimi

-13% është rritur numri i punonjësve në sektorin e turizmit krahasuar me sezonin e kaluar

–54836 numri i punonjësve qershor-gusht (DRT Durrës, rritja 6% krahasuar me një vit më parë

-25762 numri i punonjësve qershor -gushte DRT Shkodër , 6% krahasuar me një vit më parë

-14697 numri i punonjësve qershor gusht DRT Lezhë

-6709 numri i punonjësve DRT Sarandë, 15% më shumë në krahasim me periudhën qershor-gusht një vit më parë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat