Opozita kërkon largimin e tij nga Delegacioni, reagon Taulant Balla

Shqipëria

Opozita kërkon largimin e tij nga Delegacioni, reagon Taulant Balla

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 14:37
Taulant Balla

Pasi opozita e konsideroi të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian, erdhi pa vonuar reagimi i vetë kreut të grupit parlamentar socialist.

“Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli deshtoi jo vetëm me zgjedhjet e me drejtimin politik të opozitës, por edhe me prodhimet filmike të studios “PD&KUNATI shpk”! Edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë. Hallin tim s’e kam fare se kam vite që përplasem pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe më keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua lë shqiptarëve ta gjykojnë. Unë vetë kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh, në fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pa ndërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurtë që pas pak ditësh do të kërkojnë edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqipëri. Habitem që nuk e përmendën që sot. Nëse opozita do ta përdorë këtë kërkesë si argument për të bojkotuar edhe Takimin në Bruksel, atëherë thjesht gjeni argument tjetër”, u shpreh Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat