‘Tritoli te Xhisiela’, ish-ministri: A ju thashë që do dilte se ia ka vënë opozita?

Shqipëria

‘Tritoli te Xhisiela’, ish-ministri: A ju thashë që do dilte se ia ka vënë opozita?

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:46
Ylli Manjani

Mëngjesin e sotëm, pas raportimit të lajmit se në banesën e të afërmve të Xhisiela Malokut është vendosur një sasi tritoli, reagoi ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai shkroi me ironi në FB se do dilte shumë shpejt që fajin për tritolin e ka opozita.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama lëshoi një lumë me akuza ndaj opoziëts. Ndërkaq kryeministri foli dhe për tritolin në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut duke akuzuar opozitën. Ajo sipas Ramës është e interesuar për këtë ngjarje.

“Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike, i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar për të thënë se vajza është nën terror psikologjik? Ne? Jo. S’ka mendje që s’e kupton që për këtë kanë interes ata që dhunuan përditë dhe askush tjetër”, deklaroi Rama.

Pas kësaj deklarate, reagoi sërish Manjani.

“A ju thashë që “fajtore do jetë opozita”?! Nuk më zhgënjeu.

Vetëm 30 minuta mu desh ta konfirmoja parashikimin,” shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat