Paketa fiskale, lehtësi biznesit që prodhon materiale farmaceutike

Shqipëria

Paketa fiskale, lehtësi biznesit që prodhon materiale farmaceutike

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Një ndryshim në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka si synim të lehtësojë kompantë shqiptare që prodhojnë materiale farmaceutike.

Konkretisht, Paketa Fiskale parashikon që lëndët e para që importojnë këto ndërmarrje t’i përjashtojë nga detyrimi i pagesës së TVSH-së.

Por këto lëndë do të përcaktohen nga qeveria, ashtu sikurse ekzekutivi do të hartojë një listë me pajisje që kanë të bëjnë me punimet bujqësore, autobusë elektrikë, që përjashtohen nga TVSH-ja, ose lehtësohen, njësoj si edhe kompani nënkontraktore që punojnë me fasonet, eksportues të këpucëve dhe veshmbathjeve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat