Nis seanca Balla-Basha për padinë e shpifjes, kreu i PD nuk paraqitet

Shqipëria

Nis seanca Balla-Basha për padinë e shpifjes, kreu i PD nuk paraqitet

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:48
Taulant Balla

Ka nisur seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj Lulzim Bashës në Gjykatën e Rrethit Tiranë. 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paditur Lulzim Bashës për akuzën që ai i ka bërë se ka lidhje me Toyota Yaris, në të cilën u gjetën 3.4 mln euro.

Balla ka mbërritur i pari në seancë, ndërsa kreu i PD nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Balla ka paditur Bashën për shpifje, menjëherë pasi kryedemokrati deklaroi në Parlament se deputeti socialist ishte garantuesi i mbërritjes së 3.4 milionë eurove në Durrës, me makinat “Toyota Yaris”, që sipas tij janë të bandës së Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat