‘Babalja’, flet Ylli Rakipi: Pse e refuzova audiopërgjimin që më solli Jetmir Olldashi

Shqipëria

‘Babalja’, flet Ylli Rakipi: Pse e refuzova audiopërgjimin që më solli Jetmir Olldashi

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:24
Ylli Rakipi,

Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në emisionin “Repolitix”, në Report Tv sesi u njoh me audiopërgimin e Albert Veliut, “Babales”, ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një ngarkesë kanabisi me qëllim trafikimin drejt Italisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, tha Ylli Rakipi, gazetar.


Ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?
Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.

Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?
Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat