Anëtarësimi i Shqipërisë/ Rama humbet durimin me BE: Jemi bërë lodër…

Shqipëria

Anëtarësimi i Shqipërisë/ Rama humbet durimin me BE: Jemi bërë lodër…

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 10:10
Edi Rama

Nëse do të ishte në vullnetin e qeverisë shqiptare dhe të Komisionit të BE-së, negociatat e pranimit në BE mund të fillojnë së shpejti. Por vendi ballkanik ka kundërshtarë të fuqishëm në BE. Kjo situatë i zvogëlon shpresat e shumë shqiptarëve për një të ardhme evropiane.

Kryeministri ishte me humor të keq.  Edi Rama më shumë thërrist se sa fliste. “Bashkimi Evropian është absolutisht i paparashikueshëm”, thotë Rama në bibliotekën e zyrës së tij.

“Përpjekjet tona nuk janë vlerësuar  mjaftueshëm nga evropianët ”, thotë Rama për median gjermane haz.de.  Ai më tej tha: “Ne jemi bërë lodër e politikës së brendshme evropiane”.

Shqipëria dëshiron të bashkohet me BE. Nëse do të ishte vetëm me vullnetin e Tiranës dhe Komisioni Europian, bisedimet për anëtarësim në BE të vendit mund të fillojnë së shpejti.  Në qershor, Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave. Por disa Shtete Anëtare të BE janë kundër, veçanërisht Franca. Ndërsa qeveria federale po punon shumë për të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së, Paris definitivisht po thotë “jo”.  Arsyeja është vetë presidenti Emmanuel Macron. Ai do ta zvarrësi situatën deri në  zgjedhjet evropiane që do mbahen në maj të 2019. Zyrtarisht, Parisi e ka justifikuar bllokadën që i ka bërë Shqipërisë lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që mbizotëron më vendin me 2.8 milion banor.

Reputacioni i Shqipërisë

Pretendimet e francezëve nuk janë të pabaza. Në asnjë vend evropian nuk është kultivuar më shumë kanabis se sa në Shqipëri. Deri në vitin 2016 eksportet e kanabisit u rritën në mënyrë të qëndrueshme. Kontrabanda nga fshatrat malorë shqiptarë për në BE, ishte burimi kryesor i të ardhurave për mafien shqiptare. Gjykatësit, prokurorët dhe policia lejuan që ky “biznes” të merrte hov. Vetë autoritetet shqiptare shpesh janë pjesë e krimit të organizuar. Por kjo situatë duhet të përfundojë tani.

“Ne duam të fshijmë Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit,” tha ministri Fatmir Xhafaj. Ministria e Brendshme e tij po bashkëpunon  me vende të tjera të BE. Guardia di Finanza,  ka patrulluar me avionë në territorin shqiptar, për të pikasur plantacionet me kanabis. Kështu, gjatë bastisjeve 31,000 bimë të kanabisit u shkatërruan.  Qeveria federale i ka ndihmuar shqiptarët në luftimin e krimit.  Javën e ardhshme shefi i policisë federale Dieter Romann do udhëtojë drejt Tiranës.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po kalon një reformë gjyqësore të paparë në Ballkan. Një komision ekspertësh ndërkombëtarë po shqyrton përshtatshmërinë e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Më shumë se 40 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra. Ata nuk mund të provonin se nga ishte burimi i parave, makinave apo pronave në emër të tyre.

Por, në Shqipëri vetë pakënaqësia është e lartë. Qindra mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit – në drejtimin e vendeve evropiane, por edhe në drejtim të SHBA dhe Kanadasë. Shumica e shqiptarëve vijnë në Gjermani si azilkërkues. Berlini dhe Tirana kanë punuar së bashku që nga viti 2015, kur 54,000 shqiptarë kërkuan azil në këtë vend. Qeveria federale tani po rekruton infermierë nga Shqipëria, interesi është i madh. Shpesh në Shqipëri dëgjon: “Nëse je i pakënaqur me qeverinë, nuk do të shkosh në rrugë, por do të shkosh në aeroport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat