Basha reagon per ngjarjen e rëndë në Mat: Dëshmi e guximit të banditëve të veshur me pushtet

Shqipëria

Basha reagon per ngjarjen e rëndë në Mat: Dëshmi e guximit të banditëve të veshur me pushtet

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 20:59
Kryetari i PD-së ka reaguar pas masakrës në Mat me 3 vitima. Lulzim Basha

Kryetari i PD-së ka reaguar pas masakrës në Mat me 3 vitima. Lulzim Basha shpreh ngushëllime për viktimat dhe shton se, “ngjarja është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”,shkruan Basha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat