Ervin Salianji dy orë te Krimet e Rënda: Videon e kunatit të Babales ma dha Florenc Hoxha

Shqipëria

Ervin Salianji dy orë te Krimet e Rënda: Videon e kunatit të Babales ma dha Florenc Hoxha

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:01
Ervin Salinaji

(E plotësuar) - Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”. Ai u fut në ambientet e prokurorisë në orën 09:30 dhe doli rreth orës 11:45.

Deputeti demokrat u pyet nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani si person nën hetim për videon e dytë të kunatit të Babales. Pas daljes nga Krimet e Rënda ai u shpreh për mediat se rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, ndërsa shtoi se ka dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera. 

Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt. Videoja e dytë? Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria

Ervin Salinaji

Duke dashur të nënvleftësojë dëshmitë e bashkëpunëtorit të Babales në sajesën e audio- përgjimit, Salianji i tha medias se ai besonte në zot ndërsa Rama tek Alizoti. Ky i fundit referuar videos së dytë që publikoi Salianji para dy ditësh mësohet se ka thënë para prokurorëve ‘’bëra shaka”.

Pjesa kryesore e pyetjeve nga prokuroria për Salianjin ka qenë për videon e dytë të Fredi Alizotit që e administroi dhe e publikoi në media. Salianji ka konfirmuar për prokuroret se videon ia ka dhënë ish-polici i PD në kohën që Basha drejtonte bashkinë, Florenc Hoxha.

Deputeti i PD ka thënë se nuk e mban mend saktë datën kur ia ka dhënë videon, por ka qenë pas datës 1 qershor. Ndërsa prokuroria pritet të thërrasë Florenc Hoxhën për të marrë deklarime në lidhje me videon. Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë së bashku me Albert Veliun, i arrestuar dje në Kosovë, Fredi Alizotin i prangosur pak ditë më parë dhe gazetarin Jetmir Olldashi që ndodhet në masën detyrim paraqitje.

‘200 mijë euro për Babalen’/ Salianji del nga Krimet e Rënda: Ja për çfarë dëshmova

Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”. Ai do të pyetet si person nën hetim në lidhje me audio- përgjimin që trazoi politikën shqiptare prej muajit maj të këtij viti, por që duket se po rezulton mashtrim. 

Salianji është futur i vetëm, pa avokat te Krimet e Rënda, ndërsa prej orës 09:30 po merret në pyetje nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani. Ai është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë së bashku me Albert Veliun, i arrestuar dje në Kosovë, Fredi Alizotin i prangosur pak ditë më parë dhe gazetarin Jetmir Olldashi që ndodhet në masën detyrim paraqitje.

Albert Veliu akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge me Albert Veliun. Ishte akt-ekspertimi i ardhur nga Anglia, që vulosi fatin e Babales, aty qartësohej se zëri në audio-përgjim nuk ishte i Agron Xhafës.

Në media pak ditë më parë edhe pjesë edhe nga përgjimet e prokurorisë ku del në pah se gjithçka në adresë të Agron Xhafajt ka qenë e inskenuar nga protagonistët Albert Veliu dhe kunati i tij, Fredi Alizoti i cili ka imituar zërin e vëllait të ministrit. Sipas përgjimeve rezulton se Babales dhe Alizotit i ishin premtuar nga 100 mijë euro secili, nga deputeti me mbiemër 'Salianji'.

Ndërkohë që Salianji para dy ditësh publikoi edhe një video të kunatit të Babales, Fredi Alizoti që implikon drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Taulant Ballën, por dëshmia dhe përgjimet para ditës që ai pretendon se ka takuar Ardi Veliun e rrëzojnë. Në lidhje me dosjen Babale, Salianji publikoi mbrëmëedhe disa traskipte të tjera nga përgjimet duke implikuar sërish Ballën.

Deputeti Salianji ka deklaruar se dokumentet janë pjesë e dosjes zyrtare të hetimeve të prokurorisë për çështjen “Babale”, por në to ka disa gabime paksa të rënda që nuk i shkojnë për shtat një dokumenti zyrtar duke ngritur dyshime  të forta.

Prononcimi i plotë i Ervin Salianjit pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda

Cfarë dëshmuat sot në prokurori?
Kryesisht për videon e publikuar ishin pyetjet. Prokuroria i nxjerr sapo unë dal nga prokuroria ato që kam thënë. Prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë lloj dileme

Statusi juaj?
Në datë 9, para publikimit të videos, prokuroria më thirri si person në hetim, për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin, ndërsa ai nuk ka ardhur asnjëherë në këto dyer.

Për videon e parë iu pyeti prokuroria, pasi flitet një takim juaj me Albert Veliun?
Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Arvi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt.

Ku është realizuar videoja e dytë?
Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Kur kam parë që prokuroria e ka pasur këtë person të besueshëm e kam bërë publike. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria, besoj shumë shpejt do ta keni

Ju i besoni Alizotit në versionin e parë apo të ty?
Unë besoj në Zot, te Alizoti beson Edi Rama

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat