Rama takon “skeptikun” Macron: Biseduam për një vizitë të tij në Tiranë

Shqipëria

Rama takon “skeptikun” Macron: Biseduam për një vizitë të tij në Tiranë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:10
Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me Presidentin francez Emanuel Mamcron.

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte me Presidentin francez Emmanuel Macron.

Kreu i shtetit francez është dhe njëri ndër politikanët që është shprehur hapur kundër integrimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimi Evropian. Verdikti i Macron, së bashku me pozicionin e pandryshuar të disa shteteve të tjera në lidhje me integrimin e Shqipërisë, e mbajtën vend sërish një hap larf hapjes së negociatave.

Rama shkruan në rrjetin social se ka takuar Macron ku dhe ka diskutuar për vizitën e tij të prishme në Tiranë.

“Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë????????????????????”, shkruan Rama në “Instagram”, ndërsa përshkrimin e shoqëron edhe me takimin e përzemërt me të parin e Francës, Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat