Autoritetet shqiptare kërkojnë zyrtarisht ekstradimin e Babales

Shqipëria

Autoritetet shqiptare kërkojnë zyrtarisht ekstradimin e Babales

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:14
Albert Veliu

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, ka nisur ditën e premte drejt Kosovës, dosjen për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur si Babalja i audio-përgjimit të supozuar me Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm.

Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Drejtësisë, kanë pohuar se menjëherë pasi policia e Kosovës e arrestoi Albert Veliun në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritet shqiptare, ministria e Drejtësisë përgatiti dosjen që do të shërbejë për ekstradimin e Veliut në vendin tonë.

Aktualisht Veliu, ose Babalja është lënë i lirë nga gjykata e Prishtinës deri sa të zhvillohet gjyqi për ekstradimin e tij. Gjithashtu Babalja ka bërë edhe një kërkesë për azil në Kosovë, kërkesë e cila ende nuk ka një vendim nga autoritetet kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat