Makinë të shtrenjtë dhe syze firmato, reagon Xhisela: Po me shkelni privatësinë

Shqipëria

Makinë të shtrenjtë dhe syze firmato, reagon Xhisela: Po me shkelni privatësinë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:12
Xhisela Maloku

25-vjeçarja Xhisela Maloku, mori vëmendjen e politikës dhe medias për shumë ditë me radhë, kjo pas bërjes publike të akuzave për dhunim dhe përdhunimit ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Pas dy intervistave të dhëna në televizione, ku ajo shfajësoi për çdo gjë të riun Rraja, duke thënë se kallëzimet kishin qenë mashtrim dhe të nisura nga xhelozia që kishte ndaj ish-të dashurit, vëmendja ndaj Malokut qe më e madhe, duke menduar se ishte nën kërcënim.

Ditë më pas në shtëpinë e familjarëve të saj shpërtheu një sasi eksplozive dhe në një deklaratë për mediat, Xhisela Maloku, fajësoi direkt Partinë Demokratike.

Por historia e saj vazhdon dhe të fundit janë reagimet e saj në rrjetin social “Instagram”, ku ajo i akuzon të gjithë për cënim të privatësisë dhe thotë se nuk ka pse jep shpjegime për syzete saj firmato apo makinën me të cilën udhëton.

Reagimi i plotë i Xhiselës:

“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja. E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?

Se janë komentuar më shumë se vëtë historia ime,ju lutem verifikojeni sa kohë ka telefoni im atletet e mija dhe çdo gjë e imja personale!!! Mos doni të kaloj dhe unë në vetting!! Po turp a s’ju vjen nga vetja që për axhendën tuaj politike merreni me gjëra kaq të parëndësishme kaq të turpshe dhe vet ju e dini sa turp është por ju skeni… Llogaritë e mija do jenë në prokurori apo gjykatë tani e mbrapa për çdo gjë timen që shkel baltos apo shpif mbi mua e shumë akuza që nqs organet përkatëse nuk ju gjykojnë për ktë shpresoj një ditë zoti t’ju gjykojë”, shkruan Xhisiela ndër të tjera në postim".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat