Pabarazia e punëtorëve, Shqipëria ndër vendet e fundit në botë

Shqipëria

Pabarazia e punëtorëve, Shqipëria ndër vendet e fundit në botë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:45
Ilustrim

Qeveria shqiptare renditet në vendet e fundit sa i përket respektimit të drejtave të punëtorëve dhe të pabarazisë në punë.

Raporti i "Oxfan" i angazhuar në matjen e angazhimit të qeverive për të reduktuar pabarazinë shprehet se shkak është mungesa e sindikatave por dhe paga minimale më e ulëta në Evropë. Faktorë këto që e bëjnë të pamundur reagimin ndaj padrejtësive apo diskriminimit.

Nga 157 vende të botës ku është realizuar matja, Shqipëria renditet në vendin e 105-të. Për sa i përket Ballkanit shqiptarët ndihen më të pabarabartë se çdo vend tjetër i rajonit.

Madje edhe qeveria më e re në Evropë, Kosova renditet 20 vende më lart. Beogradi është në vende me standarde të larta sa i përket respektit të punonjësve, teksa paga minimale shkon në 280 euro nga 240 mijë lekë që është në Shqipëri dhe renditet në vendin e 57.

Madje Beogradi lë pas edhe Greqinë e cila renditet 3 vende më posht.

Duke u renditur ne vendin e 105-të, qeveria shqiptare pozicionohet më poshtë edhe se Ishujt Fixhi, po e njëjta gjë ndodh edhe më qeverinë e Afganistanit.

Një vend i përballur me luftërat, por edhe më keq se edhe qeveria e Kolumbisë ku të jesh sindikalist është shpesh dënim me vdekje. Ndërsa në krye të listës renditen Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat