Kërkoi rryshfet, në pranga ish-specialisti i Hipotekës në Fier

Shqipëria

Kërkoi rryshfet, në pranga ish-specialisti i Hipotekës në Fier

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Shtetasi Ervis Bregasi, i arrestuar sot nga policia është shkarkuar nga detyra si specialist i Hipotekës së Fierit që në muajin maj të këtij viti. Ky është sqarimi i policisë së Shtetit që thotë se gjykata e  rrethit Gjyqësor Fier kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bregasi, i cili ka kryer detyrën e juristit është denoncuar në muajin maj nga media pasi i kishte kërkuar rryshfet një qytetari, në këmbim të certifikatës së pronësisë.

Menjëherë pas publikimit të rastit, specialisti është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer Kallëzim Penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

“Arrestimi i këtij ish-nëpunësi të administratës publike është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit efikas mes Task Forcës Antikorrupsion dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese për të dokumentuar çdo rast korrupsioni, të denoncuar nga qytetarët apo media dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë shkelësit e ligjit”, thotë policia e Shtetit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat