Policia e Krujës operacion kundër ndotjes së mjedisit, 9 të arrestuar

Shqipëria

Policia e Krujës operacion kundër ndotjes së mjedisit, 9 të arrestuar

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 22:43
Foto ilustruse

Policia e Krujës ka ndërmarrë një operacion për për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve.

Me këtë rast janë arrestuar 9 shtetas, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres, përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentative.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat