Zhduket bixhozi?! Marrëzi-Qeveria me superfitime, s'do të ketë më konkurencë'

Shqipëria

Zhduket bixhozi?! Marrëzi-Qeveria me superfitime, s'do të ketë më konkurencë'

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:21
Edi Rama

Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojrave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt gabim. Bizhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris! Çështja është se marrëzia aktuale i detyron bixhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol. Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani... Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti... Fake?! Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë! Janë thjesht mashtruesa!

Nga Ylli Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat