Debati PD-PS zhvendoset në Bruksel, Balla-Bashës: Lulëzim tërhiq urdhrin për rrëmujë…

Shqipëria

Debati PD-PS zhvendoset në Bruksel, Balla-Bashës: Lulëzim tërhiq urdhrin për rrëmujë…

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:48
Taulant Ballës

Pak dite me pare, opozita kërkoi largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit. Përmes një letre drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, opozita pretendon se Balla shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron pëdhunues me pushtet.

“Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian”, thuhej ne leter

Sot ne Bruksel po zhvillohet takimi i dyte i procesit Screening dhe Balla ka nje mesazh per Bashen.

“Lulzim tërhiqe urdhrin për rrëmujë që u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në PE. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pak kuintave “me anonime” e bën përditë. Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë”, shkruan Balla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat