Pinturault i jashtëzakonshëm, triumfon në sllallom të madh

Skijim

Pinturault i jashtëzakonshëm, triumfon në sllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:51
Alexis Pinturault

Skiatori francez, Alexis Pinturault, startoi me fitore në edicionin e ri në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Solden të Austrisë. Ai ka qenë më i mirë se rivalët tjerë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar 2:14.01 minuta. Francezi ka qenë më i shpejtë për 70 qindtat se kampioni në fuqi i botës, austriaku           Marcel Hirscher. Ndërkaq, në pozitën e tretë është renditur Felix Neureuther nga Gjermania. Ai pati kohën më të ngadalshme për 1 sekonda e 37 qindtat se triumfuesi i garës.  Skiatori nga Sllovenia,  Zan Kranjec, befasoi me rezultat të mirë. Ai zuri vendin katërt dhe për shtatë të qindtat mbetet larg podiumit, përkatësisht vendit të tretë. Amerikani Ted Ligety nuk ishte në ditën e tij dhe nuk arriti më shumë se në vend të pestë. Ai pati kohën më të dobët për 1 sekondë e 65 qindtat se Pinturault.  Norvegjezi Henrik Kristoffersen u renditet i teti me kohë shumë më të dobët për 1 sekondë e 92 qindtat se francezi.

Rezultatet

1. Alexis Pinturault (Franca)           2:14.01

2. Marcel Hirscher (Austria)           0.70

3.  Felix Neureuther (Gjermania)   1.37

4. Zan Kranjec (Sllovenia)     1.44

5. Ted Ligety (SHBA)              1.65

6. Thomas Fanara (Franca)             1.67

7. Justin Murisier (Suedia)              1.78

8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          1.92

9. Mathieu Faivre (Franca)   1.93

10. Luca De Aliprandini (Italia)      2.12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat