Skiatorja amerikane shënoi fitore të madhe në sllallom

Skijim

Skiatorja amerikane shënoi fitore të madhe në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 19:42
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, tregoi paraqitje jashtëzakonisht të mirë në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Killington. Ajo shënoi fitore bindëse, për faktin se pati kohën më të mirë për 73 qindtat se vendi i dytë.  Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:27.95 minuta, duke e lënë pas vetes sllovaken Veronika Velez-Zuzulova. Ndërkaq, skiatorja zvicerane Wendy Holdener u ngjit në podium, pasi që zuri vendin e tretë dhe me kohë më të dobët për 86 qindtat se pozita e parë. Garë ka qenë shumë e fortë për vend të katërt dhe të pestë, norvegjezja Nina Loeseth për një të qindtën ka qenë më e shpejtë se sllovakja Petra Vlhova që renditet në pozitën e pestë.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:27.95

2. Veronika Velez-Zuzulova (Sllovakia)                0.73

3. Wendy Holdener (Zvicra)   0.86

4. Nina Loeseth (Norvegjia)  1.34

5. Petra Vlhova (Sllovakia)    1.35

6. Lena Dürr (Gjermania)               1.49

7. Sarka Strachova (Çekia)    1.50

8. Bernadette Schild (Austria)      1.57

9. Michaela Kirchgasser (Austria)        1.93

10. Frida Hansdotter (Suedia)       2.12

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat