Edhe një fitore e Jansrudit

Skijim

Edhe një fitore e Jansrudit

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 21:04
Kjetil Jansrud

Kjetil Jansrud shënoi edhe një fitore të rëndësishme në Kupën e Botës në ski. Ai pas triumfit në disiplinën e supersllallomit të madh, sot ishte më i miri edhe në lëshim, ku zuri vendin e parë me kohë 1:59.51 minuta ose ishte më i shpejtë për 26 qindtat se italiani Peter Fill.

Gara është zhvilluar në Val D Isere, ku ishte një atmosferë fantastike. Aksel Lund Svindal nga Norvegjia arriti sërish në podium, por kësaj radhe në vend të tretë në krahasim me një ditë më parë që ishte i dyti. Svindal ishte më i ngadalshëm për 33 qindtat se i pari. Në renditjen e përgjithshme, Jansrud kryeson me 200 pikë sa ka edhe kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher.

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 1:59.51

2. Peter Fill (Italia) 0.26

3. Aksel Lund Svindal (Norvegjia) 0.33

4. Bostjan Kline (Sllovenia) 0.64

5. Adrien Théaux (Franca) 0.81

6. Erik Guay (Kanada) 0.97

7. Dominik Paris (Italia) 1.05

8. Patrick Küng (Zvicra) 1.05

9. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1.17

10. Valentin Giraud Moine (Franca) 1.19

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat