Edhe një mrekulli e skiatores sllovene

Skijim

Edhe një mrekulli e skiatores sllovene

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:24
Ilka Stuhec

Ilka Stuhec, dy fitore rresht në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës në ski. Skiatorja nga Sllovenia të premten triumfoi dhe të njëjtën mrekulli e bëri edhe të shtunën në Qendrën e Skive në Lake Louisë të Kanadasë. 26-vjeçarja, Stuhec, është në formën me të mirë dhe me fitoren e radhës ka arritur në 200 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:24.95 minuta, 11 të qindtat e kohës më të mirë se vendi i dytë, Lara Gut nga Zvicra. Skiatorja zvocerane u dëshmua jashtëzakonisht e mirë, por e pafat që të arrijë në krye, ndërsa hungarezja Edit Miklos befasoi për të mirë, duke arritur në podium dhe me kohë më të ngadalshme për 43 qindtat se fituesja e garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin kryeson me 358 pikë, pasojnë Lara Gut (Zvicra) 230, Sofia Goggia (Italia) 207, Ilka Stuhec (Sllovenia) 200 pikë etj.

Rezultatet

1. Ilka Stuhec (Sllovenia) 1:24.95

2. Lara Gut (Zvicra) 0.11

3. Edit Miklos (Hungaria) 0.43

4. Corinne Suter (Zvicra) 0.54

5. Kajsa Kling (Suedia) 0.73

6. Mirjam Puchner (Austria) 0.95

7. Laurenne Ross (SHBA) 1.02

8. Nadia Fanchini (Italia) 1.27

9. Tina Weirather (Liehteshtajni) 1.32

10. Johanna Schnarf (Italia) 1.35

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat