Lara Gut, e jashtëzakonshme në supersllallomin e madh

Skijim

Lara Gut, e jashtëzakonshme në supersllallomin e madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:19
Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut, ka qenë e jashtëzakonshme në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Lake Louise të Kanadasë. Gut triomfoi me kohën për 1:02.68 minuta ose për 10 qindtat se Tina Weirather nga Lihteshtajni, që u rendit në vend të dytë. 

Skiatorja nga Italia Sofia Goggia zuri vendin e tretë, por me kohë më të dobët për 59 qindtat se Gut. Ilka Stuhec nga Sllovenia, kësaj here nuk arriti të triumfoi, por u desh të kënaqej me vendin e pestë ose me 74 qindtat me pak të kohës se vendi i parë, ndërsa pati dy qindtat me tepër se vendi i gjashtë Viktoria Rebensburg nga Gjermania.

Në renditjen e përgjithshme, amerikania Shiffrin prin me 358 pikë, duke lënë pas Lara Gut me 330 sosh.

Rezultatet

1. Lara Gut (Zvicra)           1:02.68

2. Tina Weirather (Liehteshtajni)                 0.10

3. Sofia Goggia (Italia)                0.59

4. Kajsa Kling (Suedia)               0.70

5. Ilka Stuhec (Sllovenia)            0.74

6. Viktoria Rebensburg (Gjermania)          0.76

7. Corinne Suter (Zvicra)            0.84

8. Nicole Schmidhofer (Austria)                  0.88

9. Nadia Fanchini (ITalia)          0.97

10. Jacqueline Wiles (SHBA)               1.01

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat