Skiatorja amerikane po dëshmon formë të jashtëzakonshme

Skijim

Skiatorja amerikane po dëshmon formë të jashtëzakonshme

Nga: K. Goca Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 11:12
Mikaela Shiffrin feston fitoren

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin është në formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri në Kupën e Botës. Ajo po dëshmohet gjithnjë e më mirë dhe po e thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Shiffrin është e lumtur për fitoren e të dielës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Sestriere të Italisë. Kjo ishte fitorja e tretë e saj për këtë edicion dhe e 23-ta në karrierën e saj. Duhet theksuar se amerikania arriti e para me kohë të kaluar për 1:37,80 minuta, duke lënë pas për 1 sekondë e 9 të qindtat sllovaken Veronika Velez Zuzulova. Në fakt, Shiffrin kryeson me 498 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës Botës, duke lënë pas zviceranen Lara Gut me 393 pikë, kurse në renditjen e disiplinës së sllallomit Shiffrin udhëheq me 300 pikë ose 90 me shumë se sllovakja Velez-Zuzulova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat