Skiatorja sllovene superiore në superkombinim

Skijim

Skiatorja sllovene superiore në superkombinim

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:27

Në konkurrencën e femrave, në superkombinim, skiatoret zvicerane binden në Val d'Isere: Michelle Gissin për herë të parë arriti në podium të një gare të Kupës së Botës. Vetëm  skiatorja sllovene Ilka Stuhec ishte më e shpejt dhe arriti e para me kohë 2:40.33 minuta ose 12 qindtat më e shpejtë se Michelle Gisin. Ndërkaq, në podium ka arritur edhe skiatorja italiane Sofia Goggia e cila pati kohën më të dobët për 16 qindtat se vendi i parë. Wendy Holdener nga Zvicra u paraqit mjaft mirë dhe zuri vendin e katërt me kohë të kaluar për 58 qindtat se fituesja e garës dhe kishte pesë të qindtat të kohës më të mirë se pozita e pestë, austriakja Michaela Kirchgasser.

Femrat – superkombinim

1. Ilka Stuhec (Sllovenia) 2:40.33

2. Michelle Gisin (Zvicra) 0.12

3. Sofia Goggia (Italia)    0.16

4. Wendy Holdener (Zvicra)    0.58

5. Michaela Kirchgasser (Austria)   0.63

6. Federica Brignone (Italia)    0.67

7. Denise Feierabend (Zvicra) 1.36

8. Anne-Sophie Barthet (Franca)    1.91

9. Rosina Schneeberger (Austria)   2.33

10. Laurenne Ross (SHBA)     2.48

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat