Max Franz befasoi të gjithë, triumfoi në lëshim - Bota Sot
Max Franz befasoi të gjithë, triumfoi në lëshim

Skijim

E martë, 28 mars 2017

Max Franz befasoi të gjithë, triumfoi në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 23:37
Max Franz

Skiatori austriak, Max Franz, befasoi me paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Val Gardena. 27-vjeçari shënoi fitore sensacionale dhe kishte kohën më të mirë për katër të qindtat se vendi i dytë.

Franz zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:56.60 minuta. Ndërkaq, norvegjezi Aksel Lund Svindal me gjithë paraqitjen shumë të mirë, edhe kësaj radhe qe i pafat për të shënuar fitore, por përfundoi i dyti dhe me kohë me të ngadalshme për 4 të qindtat.  Steven Nyman nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngjit në podium përkatësisht u rendit në vend të tretë, por me kohë më të dobët për 41 qindtat se fitues i garës ose për tre qindtat qe më i shpejtë se pozita e katërt Adrien Théaux nga Franca.

Ne renditjen e disiplinës së lëshimit, Aksel Lund Svindal kryeson me 140 pikë, pasojnë norvegjezi  Kjetil Jansrud (122),  austriaku Max Franz (110), etj. Ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Marcel Hirscher udhëheq me 440 pikë, para Kjetil Jansrud (322), francezit Alexis Pinturault (284), norvegjezit Henrik Kristoffersen (224) etj.

Rezultatet

1. Max Franz (Austria)                1:56.60

2. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)   0.04

3. Steven Nyman (SHBA)   0.41

4. Adrien Théaux (Franca) 0.44

5. Erik Guay (Kanada) 0.56

6.  Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)               0.61

7. Travis Ganong (SHBA)   0.62

8. Bryce Bennett (SHBA)    0.63

9. Nils Mani Zvicra)    0.65

10. Guillermo Fayed (Franca)    0.73

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Organizata “Syri i Popullit”, ka për synim:

    Destabilzimin e Kosovës

    Pengimin e Gjykatës Speciale

    Vrasjen e “tradhtarëve”

    Pengimin e votimit të demarkacionit

    Shiko rezultatet
    test