Stuhec në formë fantastike, sërish më e mira - Bota Sot
Stuhec në formë fantastike, sërish më e mira

Skijim

E enjte, 30 mars 2017

Stuhec në formë fantastike, sërish më e mira

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 23:55
Stuhec

Ilka Stuhec është në formën fanastike dhe shkëlqeu në Kupën e Botës në disiplinën e lëshimit e cila u zhvillua në Val d'Isere. 26-vjeçarja nga Sllovenia ka qenë e jashtëzakonshme duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46.14 minuta ose për 28 të qindtat ka qenë më e shpejtë se austriakja Cornelia Hütter. Ajo pas triumfit të premten në superkombinim, regjistroi edhe një fitore të madhe dhe tani po bëhet gjithnjë e më e frikshme për rivalet. 

Në vend të tretë është Sofia Goggia nga Italia e cila pati kohën për 10 qindtat më të shpejtë se bashkëkombësja e saj Nadia Fanchini ose kishte kohën më të dobët për 32 qindtat se Stuhec. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin prin me 498 pikë, duke lënë pas italianen Goggian (467) e Stuhecin (445) etj. Ndërkaq në lëshim Stuhec kryeson me 300, pas saj janë:  Goggia (162), zvicerania Gut (130) etj.

Rezultatet

1. Ilka Stuhec (Slovenia)   1:46.14

2. Cornelia Hütter (Austria)      0.28

3. Sofia Goggia (Italia)       0.32

4. Nadia Fanchini (Italia)   0.42

5. Johanna Schnarf (Italia) 0.47

6. Elena Fanchini (Italia)   0.50

7. Michelle Gisin (Zvicra) 0.71

8. Tina Weirather (Liehteshtajni)    0.81

9. Christine Scheyer (Austria)  0.87

10. Ramona Siebenhofer (Austria)  1.09

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh A duhet të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme?

    Po, sepse ka përçarje në koalicionin aktual

    Po, sepse kjo qeveri ka përfunduar misionin e saj

    Jo, pa i zgjidhur çështjet si Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria e Gjykata Speciale

    Jo sepse, kjo qeveri duhet ta përfundoj mandatin e përcaktuar me ligj

    Shiko rezultatet
    test