Skijimit i mungojnë donatorët

Skijim

Skijimit i mungojnë donatorët

Nga: Genta Domi Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 18:30
Genta Domi

Debate

Sporti i skitarisë është nga sportet më atraktive por edhe më të vështira, sepse do përgatitje speciale për të qenë në nivelin më të lartë! Skijimi dita - ditës është duke zënë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare dhe po zhvillohet sidomos me përgatitjet e skitareve tanë vendorë dhe ata të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe kanë vendosur që të garojnë për shtetin tonë.  Kosova si gjithmonë ka pasur talent të sporteve të shtigjeve të bardha në secilën kategori dhe presim edhe në edicionin e ri të dalin në sipërfaqe një numër i konsiderueshëm. Talentet kanë qenë gjithmonë, mirëpo në këtë edicion shoh që ka shumë cilësi tek këta skiatorë, sepse po përgatiten me trajnerët e tyre në mënyrën më të mirë duke i frekuentuar arenat ndërkombëtare për ushtrime,  mirëpo edhe ato fizike nëpër palestrat tona. Klubet mundohen secila me mundësitë e tyre që të jenë sa më të përgatitura dhe në nivelin më të mirë të mundshëm. Sa i përket kushteve, klubet e dimë qe nuk janë në gjendje shumë të mirë financiare për arsye se ne jemi dëshmitarë dhe e dimë që sporti i skijimit është sporti me i shtrenjti dhe duhet financa të mëdha për këtë sport, mirëpo me sponsor të ndryshëm dhe me përkrahje komunale dhe qeveritare, po ia dalim disi që ne t’i përmbushim listat e kalendarit të paraparë të garave në Kosovë. Shumë herë shtrohet pyetja në çdo sport se çfarë vërtetë na mungon? Sa i përket skijimit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat