Jansrud i pa konkurrencë në supersllallomin e madh

Skijim

Jansrud i pa konkurrencë në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 15:25
Jansrud

Norvegjezi Kjetil Jansrud shënoi fitore në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u zhvillua në Santa Caterina të Italisë.  Kjo ishte fitorja e tretë për skiatorin norvegjez në këtë disiplinë për edicionin  e sivjetshëm, duke dëshmuar se deri më tash është i pa konkurrencë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:30.88 minutë, duke lënë pas vetes për 60 qindtat austriakun Hannes Reichelt. Jansrud me këtë fitore tubon edhe 100 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe në atë të sueprsllallomit të madh.  Jansrud shpreson të vazhdojë me këtë formë dhe t’i afrohet liderit të renditjes së përgjithshme. Skiatori italian Dominik Paris për 5 qindtat mbeti larg vendit të dytë, megjithatë është i kënaqur me pozitën e tretë.  Në vend të katërt është Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia, por koha e tij ishte më dobët për 99 qindtat se fituesi i garës. Në renditjen e përgjithshme të supersllallomit të madh, Jansrud kryeson me 300 pikë, i cili përcillet nga Dominik Paris (152),  Aleksander Aamodt Kilde (139),  Hannes Reichelt (123),  Max Franz (107) etj. Në renditjen e përgjithshme, kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher udhëheq me 633 pikë, pasojnë Kjetil Jansrud (482), Henrik Kristoffersen (382), Alexis Pinturault (365), Mathieu Faivre (270) etj.

Rezultatet

1. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 1:30.88

2. Hannes Reichelt (Austria) 0.60

3. Dominik Paris (Italia)        0.65

4. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 0.99

5. Josef Ferstl (Gjermania)    1.24

6. Max Franz (Austria)           1.24

7. Mauro Caviezel (Zvicra)    1.41

8. Vincent Kriechmayr (Austria)     1.45

9. Beat Feuz (Zvicra)    1.51

10. Andrew Weibrecht (SHBA)       1.54

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat