Shiffrin sërish më e mira në sllallomin e madh

Skijim

Shiffrin sërish më e mira në sllallomin e madh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 dhjetor 2016 Në ora: 16:55
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, sërish ka qenë më e mira në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Semmering të Austrisë. Shiffrin si në ditën e martë po ashtu edhe sot (të mërkurën) tregoi klasin e saj të lartë. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:09.40 minuta. Veçori ka qenë se amerikania sërish pas vetes la francezen  Tessa Worley-n e cila pati kohën me të dobët për 15 qindtat. Francezja u përpoq maksimalisht por assesi që të arrijë kohën më të mirë se Shiffrin. Megjithatë, francezja fitoi 80 pikë të reja në krahasim me amerikanen që mori maksimalen, 100 sosh. Për amerikanen është fitorja e dytë rresht dhe që ka rritur dukshëm epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës.

Skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg për 3 qindtat mbetet larg vendit të dytë dhe 18 qindtat se fituesja e garës, ndërsa për 5 qindtat që më e shpejtë se pozita e pestë norvegjezja Ragnhild Mowinckel. Skiatorja zvicerane Lara Gut nuk ishte në formë të mirë apo nuk qe dita e saj e cila u renditet në vend të gjashtë me 57 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Mikaela Shiffrin udhëheq me 698 pikë, duke lënë pas zviceranen Lara Gut (583), sllovenia Ilka Stuhec (495), italiania Sofia Goggia (467), francezen Tessa Worley (463), lihteshtajnja Tina Weirather (367), zvicerania Wendy Holdener (300), sllovakja Petra Vlhova (254) etj. Ndërkaq, në disiplinën e përgjithshme të sllallomit të madh, Tessa Worley vazhdon kryesimin me 400 pikë, pasojnë Mikaela Shiffrin (365), Lara Gut (250), Marta Bassino (205), Sofia Goggia (185) etj.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)                 2:09.40

2. Tessa Worley (Franca)          0.15

3. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.18

4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         0.23

5. Stephanie Brunner (Austria)        0.38

6. Lara Gut (Zvicra)  0.57

7. Marie-Michèle Gagnon (Kanada)        0.59

8. Manuela Mölgg (Italia)        0.94

9. Federica Brignone (Italia)    0.96

10. Ricarda Haaser (Austria)   1.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat