Sir Bradley Wiggins tërhiqet nga çiklizmi - Bota Sot
Sir Bradley Wiggins tërhiqet nga çiklizmi

Skijim

E hënë, 20 nëntor 2017

Sir Bradley Wiggins tërhiqet nga çiklizmi

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 19:32
Bradley Wiggins

Ka ardhur koha të ndalet! Bradley Wiggins bëri të ditur se mbyll karrierën e tij ciklistike. Britaniku 36-vjecar e lë këtë sport me një koleksion impresionues trofesh, fanellën e verë të “Tour De France” 2012, 8 tituj botërore dhe 5 Medalje të Arta Olimpike. Konsiderohet si ciklisti më i mirë në pistë i të gjitha kohërave me 7 medalje olimpike, para se të bënte një transformim impresionues për t’u konvertuar te ciklizmi në rrugë, madje në mal për të fituar titullin më të dëshiruar në karrierën e cdo ciklisti, “Tour de France”. Më pas si një sportist i aftë të bëjë transformime të mëdha Bradley Wiggins u shndërruar në një yll të garave të kronometruara për të fituar Arin Olimpik në Londër. Lajmin për tërheqjen e dha nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan.

“Kam patur fatin e madh të jetoj një ëndërr dhe të realizoj aspiratat e fëmijërisë, fatin për të patur një jetë dhe një karrierë në sportin me të cilin u dashurova kur isha 12 vjec. Kam njohur idhujt e mi dhe kam garuar me ta gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Kam punuar me trajnerët më të mirë dhe menaxherët më të mirë në botë, të cilët do t’i falënderoj gjithmonë për mbështetjen e tyre. 2016 ishte hapi i fundit i kësaj ecurie”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test