Skiatorja amerikane e jashtëzakonshme, tri fitore rresht

Skijim

Skiatorja amerikane e jashtëzakonshme, tri fitore rresht

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 22:47
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, bënë mrekullinë edhe në sllallom. Ajo shënoi fitore në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u zhvillua në Semmering të Austrisë. Mikaela Shiffrin rreshton tri fitore, pasi që të martën e të mërkurën që e lamë pas, triumfoi në sllallomin e madh. Mikaela Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:40.06 minuta, duke qenë më e shpejtë për 64 qindtat se sllovakja Veronika Velez-Zuzulova dhe një sekondë e 54 qindtat se zvicerania Wendy Holdener. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 798 pikë, pasojnë Lara Gut me 583 e Ilka Stuhec me 495 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të sllallomit, Shiffrin kryeson me 400 pikë, duke lënë pas Velez Zuzulovën (290) e Holdener  (260).

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)   1:40.06

2. Veronika Velez-Zuzulova (Sllovakia)       0.64

3. Wendy Holdener (Zvicra)  1.54

4. Nina Loeseth (Norvegjia)   1.99

5. Bernadette Schild (Austria)        2.01

6. Sarka Strachova (Çekia)     2.06

7. Frida Hansdotter (Suedia)  2.14

8. Chiara Costazza (Italia)     2.34

9. Erin Mielzynski (Kanada)  2.52

10. Maren Skjoeld (Norvegjia)      2.81

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat