Sllovakja e shkëlqyeshme

Skijim

Sllovakja e shkëlqyeshme

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2017 Në ora: 18:06
Veronika Zuzulova e Petra Vlhova

Skiatorja nga Sllovakia,  Veronika Velez-Zuzulova, është 'mbretëreshë' e re borës, në garën që u mbajt në Sljeme të Zagrebit në Kroaci. Sllovakja ka qenë më e mirë se rivalet tjera duke e zënë vendin e parë në disiplinën e sllallomit. Ajo pati kohën më të mirë 2:02.53 minuta ose qe më e shpejtë për 24 qindtat se bashkëkombësja e saj Petra Vlhova. Veçori e kësaj gare ishin dy sllovake e një çeke që arritën në podium. Sarka Strachova nga Çekia zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 52 qindtat se fituesja e garës.  Suedezja Frida Hansdotter arriti në vend të katërt por qe larg podiumit, pasi ngeci për 31 qindtat larg pozitës së tretë.

Rezultatet

1. Veronika Zuzulova (Sllovakia)   2:02.53

2. Petra Vlhova (Sllovakia)   0.24

3. Sarka Strachova (Çekia)    0.52

4. Frida Hansdotter (Suedia) 0.83

5. Bernadette Schild (Austria)        1.16

6. Marie Gagnon (Kanada)    1.91

7. Resi Stiegler (SHBA)           2.02

8. Chiara Costazza (Italia)      2.11

9. Katharina Truppe (Austria)         2.43

10. Christina Geiger (Gjermania)   2.93

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat