Sljeme e ka 'mbretin' e ri, pas rrëshqitjes së dytë dramatike

Skijim

Sljeme e ka 'mbretin' e ri, pas rrëshqitjes së dytë dramatike

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 janar 2017 Në ora: 19:40
Manfred Molgg, në mes

Sljeme e ka 'mbretin' e ri, pas rrëshqitjes së dytë dramatike. Skiatori italian, Manfred Molgg, shënoi fitore në Sljeme të Zagrebit dhe njëherit ka ndërprerë dominimin shumëvjeçarë në këtë shteg të kampionit në fuqi të botës, austriakut Marcel Hirscher. Në një garë dramatike Molgg ka qenë më i shkathët se të tjerët dhe triumfoi në disiplinën e sllallomit. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:00.03 minuta ose pati kohën më të mirë për 72 qindtat se vendi i dytë Felix Neureuther nga Gjermania. Skiatori gjerman u tregua mjaft i mirë dhe për pesë qindtat qe më i shpejtë se vendi i tretë Henrik Kristoffersen nga Norvegjia. Kristoffersen me pak fat ka mundur të arrij i dyti, ndërsa zvicerani Daniel Yule bëri paraqitje të mirë dhe u rendit i katërti me kohë më të ngadalshme për 99 qindtat se Molgg. Marcel Hirscher tri herë rresht e ka fituar garën në Sljeme,  (2012, 2013 e 2015), por kësaj here nuk i shkoi ndoresh. Në vitin 2014 e 2016 nuk është mbatur gara në këtë qendër, kështu që Hirscher nuk arriti kësaj radhe të vazhdojë traditën e mirë në Sljeme, por u desh të “pajtohet” me vendin e gjashtë ose me kohë më të dobët për një sekondë e 43 qindtat e sekondës së vendi i parë. Italiani Stefano Gross është renditur në vend të dhjetë me kohë më të dobët për dy sekonda e gjashta qindtat. Në përgjithësi, gara në Sljeme ishte mjaft atraktive por që befasoi italiani Molgg, duke shënuar një fitore shumë të rëndësishme.

Rezultatet

1. Manfred Molgg (Italia)   2:00.03

2. Felix Neureuther (Gjermania)       0.72

3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)   0.77

4. Daniel Yule (Zvicra) 0.99

5. Michael Matt (Austria)   1.31

6. Marcel Hirscher (Austria)              1.43

7. David Ryding (Britania e Madhe) 1.55

8. Luca Aerni (Zvicra)  1.69

9. Julien Lizeroux (Franca)  1.88

10. Stefano Gross (Italia)   2.06

 

Fituesit e deritashëm në Sljeme

2008: Mario Matt (Austria)

2009: Jean-Baptiste Grange (Franca)

2010: Giuliano Razzoli (Italia)

2011: Andre Myhrer (Suedia)

2012: Marcel Hirscher (Austria)

2013: Marcel Hirscher (Austria)

2015: Marcel Hirscher (Austria)

2017: Manfred Moelgg (Italia)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat