Worley më e mira në sllallomin e madh

Skijim

Worley më e mira në sllallomin e madh

Nga: K.Goca Më: 7 janar 2017 Në ora: 22:42
Worley

Garë shumë interesantë është zhvilluar në Maribor, ku tri skiatoret (femrat) e para patën diferencën shumë të vogël mes vete. Francezja Tessa Worley zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të kaluar për 2:16.96 minuta ose qe më e shpejtë për 16 qindtat se italiania Sofia Goggia dhe 25 qindtat se zvicerania Lara Gut. Në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, Tessa Worley prin me 500 pikë, e përcjellë nga amerikania Mikaela Shiffrin (415), zvicerania Lara Gut (310), ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin kryeson me 848 pikë, pasojnë Lara Gut (643), Tessa Worley (563), Sofia Goggia (547) etj.

 

Rezultatet

1. Tessa Worley (Franca)     2:16.96

2. Sofia Goggia (Italia) 0.16

3. Lara Gut (Zvicra)             0.25

4. Mikaela Shiffrin (SHBA)         0.42

5. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 0.98

6. Ragnhild Moëinckel (Norvegjia)     1.12

7. Manuela Mölgg (Italia)    1.20

8. Ana Drev (Sllovenia) 1.29

9. Marie-Michèle Gagnon (Kanada)   1.34

10. Coralie Frasse-Sombet (Franca)   1.58

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat