Pinturault për 4 qindtat më i shpejt se kampioni i botës

Skijim

Pinturault për 4 qindtat më i shpejt se kampioni i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2017 Në ora: 22:45
Pinturault

Skiatori francez, Alexis Pinturault, për katër qindtat e sekondës ka qenë më i shpejt se kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher.  Pinturault zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit të madh, në garën që u mbajt në Adelboden.

Skiatori francez bëri paraqitje shumë të mirë, ndërsa Hirscher për 4 qindtat mbeti larg fitores, kurse austriaku Philipp Schörghofer arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 94 qindtat.

Në renditjen e përgjithshme të disiplinës së sllallomit të madh, Marcel Hirscher kryeson me 433 pikë, pasojnë Alexis Pinturault 389), Mathieu Faivre (315), Henrik Kristoffersen (232) etj. Hirscher udhëheq me 833 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, i ndjekur nga Alexis Pinturault (565), Henrik Kristoffersen (492), Kjetil Jansrud (491) etj.

 

Rezultatet

1. Alexis Pinturault (Franca)       2:23.99

2. Marcel Hirscher (Austria)       0.04

3. Philipp Schörghofer (Austria) 1.94

4. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)   2.03

5. Mathieu Faivre (Franca) 2.05

6. Matts Olsson (Suedia)      2.08

7. Victor Muffat Jeandet (Franca)      2.20

8. Felix Neureuther (Gjermania)        2.27

9. Florian Eisath (Italia)       2.77

10. Samu Torsti (Finlanda)  2.94

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat