Shiffrin shkëlqeu në sllallom

Skijim

Shiffrin shkëlqeu në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2017 Në ora: 15:10
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, dëshmoi formë të mirë dhe shënoi fitore në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Maribor të Sllovenisë. Amerikania ishte më e shkathët dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39.61 minuta. Shiffrin ka qenë më e shpejtë për 19 qindtat se zvicerania Wendy Holdener. Skiatorja zvicerane ishte mjaft e mirë dhe me një rrëshqitje edhe më të përsosur ka mundur të triumfojë. Frida Hansdotter nga Suedia është renditur në vend të tretë me 12 qindtat me të dobët të kohës së pozita e dytë dhe 31 qindtat se Shiffrin. Ndërkaq, sllovakja Petra Vlhova me gjithë përpjekjet e saj nuk arriti në podium, por zuri vendin e katërt me 41 qindtat e sekondës me të dobët se fituesja e garës.  Në fakt, Shiffrin edhe në rrëshqitjen e parë ka qenë shumë më e mirë, kur kishte kohën më të mirë për 17 qindtat se zvicerania, Holdener. Në renditjen e përgjithshme të sllallomit, Shiffrin udhëheq me 500 pikë, pasojnë: Velez Zuzulova (390), Holdener (340), Vlhova (271), Strachova (241), Löseth (222), Hansdotter (222) etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, Shiffrin udhëheq me 948 pikë, pas saj janë:  Gut (643),  Worley (563), Goggia (547) etj.

Rezultatet  

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)       1:39.61

2. Wendy Holdener (Zvicra)    0.19

3. Frida Hansdotter (Suedia)   0.31

4. Petra Vlhova (Sllovakia)      0.41

5. Nina Loeseth (Norvegjia)    0.88

6. Sarka Strachova (Çekia)       1.34

7. Ana Bucik (Sllovenia)  1.48

8. Bernadette Schild (Austria) 1.52

9. Chiara Costazza (Italia)        1.84

10. Ilka Stuhec (Sllovenia)       1.85

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat