Kristoffersen bindshëm i pari në sllallom

Skijim

Kristoffersen bindshëm i pari në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2017 Në ora: 15:45
Henrik Kristoffersen

Norvegjezi Henrik Kristoffersen bëri paraqitje fantastike dhe triumfoi në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës. Skiatori norvegjez ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe më së miri e tregon edhe kohën që ka pasur shumë më të mirë se sa rivalët e tij. Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:54.87 minuta, por ka qenë më i shpejtë për një sekondë e 83 qindtat se Manfred Mölgg nga Italia. Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, arriti në podium, por pati kohën e dobët për dy sekonda e 19 qindtat. Hirscher nuk pati më shumë se pesë qindtat e kohës më të mirë se vendi i katërt, gjermani Felix Neureuther. Suedezi Andre Myhrer nuk arriti më shumë se në vend të gjashtë për 2 sekonda e 61 qindtat se Kristoffersen. Të shtunën që e lamë pas, Alexis Pinturault, triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh, por kësaj here nuk u tregua i suksesshëm në sllallom. Ai u tregua i ngathët, duke zënë vendin e nëntë me kohë shumë të dobët për 3 sekonda e 48 qindtat se fituesi i garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 893 pikë, pasojnë Pinturault (594), Kristoffersen (592), Jansrud (491) etj. ndërsa në renditjen e sllallomit Hirscher udhëheq me 360 pikë, pas tij janë: Kristoffersen (360), Mölgg (326), Matt (189) etj.

Rezultatet

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:54.87

2. Manfred Mölgg (Italia)         1.83

3. Marcel Hirscher (Austria)    2.19

4. Felix Neureuther (Gjermania)     2.24

5. Alexander Khoroshilov (Rusia)    2.45

6. André Myhrer (Suedia)        2.62

7. Manuel Feller (Austria)        3.05

8. Daniel Yule (Zvicra)      3.16

9. Alexis Pinturault (Franca)    3.48

10. Linus Strasser (Gjermania)         3.86

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat