Një fitore e madhe e Matthias Mayerit

Skijim

Një fitore e madhe e Matthias Mayerit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2017 Në ora: 14:33
Matthias Mayer

Kampioni olimpik në lëshim, Matthias Mayer, shënoi fitore të madhe në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kitzbuhel të Austrisë. Skiatori austriak bëri rrëshqitje të jashtëzakonshme, duke e zënë pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:11.25 minuta. Një fitore e madhe për austriakun dhe me kohë më të shpejt për 9 qindtat se italiani Christof Innerhofer. Italiani Innerhofer u përpoq maksimalisht, por nuk ia doli ta fitojë garën me gjithë rrëshqitjen e përsosur të tij.  Zvicerani Beat Feuz arriti në podium, por me kohë më të dobët për 44 qindtat se Mayeri ose për dy qindtat ka qenë më i shpejt se Aleksander Aamodt Kilde nga Norvegjia. 

Në dhjetëshen e parë arritën Kjetil Jansrud nga Norvegjia dhe Alexis Pinturault nga Franca. Jansrud renditet në vend të nëntë me 92 qindtat e kohës më të dobët se fituesi i garës ose për 10-të qindtat e pati kohën më të mirë se pozita e dhjetë, Pinturault. Megjithatë, Jansrud nuk ishte në ditën e tij dhe ky rezultat është dëshpërues për të. Në renditjen e përgjithshme të disiplinës së supersllallomit të madh, Jansrud udhëheq me 329 pikë, pasojnë: Paris (192), Kilde (189), Mayer (167) etj. Ndërkaq, në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, kampioni në fuqi, austriaku Hirscher udhëheq me 980 pikë të mbledhura, duke lënë pas: Kristoffersenin (692), Pinturaultin (655), Jansrudin (544), Neureutherin 445 pikë etj.  Të shtunën (sot) pritet të mbahet gara në lëshim, kurse të dielën në disiplinën e sllallomit.

Rezultatet

1. Matthias Mayer (Austria) 1:11.25

2. Christof Innerhofer (Italia)          0.09

3. Beat Feuz (Zvicra)    0.44

4. Aleksander Kilde (Norvegjia)     0.46

5. Max Franz (Austria) 0.59

6. Dominik Paris (Italia)        0.79

7. Peter Fill (Italia)       0.84

8. Josef Ferstl (Gjermania)    0.90

9. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.92

10. Alexis Pinturault (Franca)         1.02

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat