Hirscher në stilin e kampionit

Skijim

Hirscher në stilin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2017 Në ora: 15:36
Marcel Hirscher

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, shënoi fitore të madhe në disiplinën e sllallomit, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kitzbuhel të Austrisë. Hirscher në stilin e kampionit, e zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45.23 minuta. Ai e ka pasur kohën më të mirë për 76 qindtat se vendi i dytë David Ryding nga Britania e Madhe. Britaniku bëri befasi të madhe, për faktin se pak kush kishte konsideruar se ai do të jetë në dhjetëshen e parë se lere në vend të dytë. 30 –vjeçari bëri rrëshqitje të përsosur dhe la pas rusin Alexander Khoroshilov. Skiatori rus kishte kohën më të dobët për një sekondë e 11 qindtat se pozita e parë dhe për 4 qindtat ka qenë më i shpejtë se norvegjezi Leif Kristian Haugen. Norvegjezi Henrik Kristoffersen u rrëzua dhe është eliminuar në rrëshqitjen e parë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1080 pikë, duke lënë pas Kristoffersen me 692 pikë, pasojnë: Pinturault (681), Jansrud (544), Neureuther (485) etj. ndërsa në sllallom Hirscher kryeson me 540 pikë, i përcjellë nga Kristoffersen (460) e Manfred Molgg (358) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)    1:45.23

2. David Ryding (Britania e Madhe) 0.76

3. Alexander Khoroshilov (Rusia)    1.11

4. Leif Haugen (Norvegjia)      1.15

5. Daniel Yule (Zvicra)     1.61

6. Felix Neureuther (Gjermania)      1.88

7. Erik Read (Kanada)     1.92

8. Marco Schwarz (Austria)     1.99

9. Jonathan Nordbotten (Norvegjia)        2.11

10. Alexis Pinturault (Franca)  2.42

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat