Gut e pandalshme në supersllallomin e madh

Skijim

Gut e pandalshme në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2017 Në ora: 16:05
Lara Gut

Kampionia në fuqi e botës, zvicerania Lara Gut, është e pandalshme në disiplinën e supersllallomit të madh. Ajo shënoi fitoren e tretë rresht në këtë disiplinë gjatë këtij edicioni dhe njëherësh konfirmoi superioritetin e saj. Zvicerania zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:17.92 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Garmisch Partenkirchenn të Gjermanisë. Stephanie Venier nga Austria tregoi paraqitje të mirë, duke arritur në vend të dytë dhe me kohë më të ngadalshme për 67 qindtat se vendi i parë. Skiatorja nga Lihteshtajni Tina Weirather u ngjit në podium, me kohë më të mirë për 19 qindtat se pozita e katërt Nicole Schmidhofer. Skiatorja amerikane Lindsey Vonn të shtunën triumfoi në lëshim, por në garën e të dielës (sot) u rendit në vend të nëntë me kohë më të dobët për një sekondë e 65 qindtat se fituesja e garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin udhëheq me 1.008 pikë, pasojnë: Gut (873), Stuhec (625), Worley (608), Goggia (605) pikë etj. ndërsa në supersllallom të madh, Gut udhëheq me 300 pikë, e përcjell nga Weirather (220), Venier (125) etj.

Femrat

1.Lara Gut (Zvicra)  1:17.92

2. Stephanie Venier (Austria)  +0.67

3. Tina Weirather (Lihteshtajni)       +0.86

4. Nicole Schmidhofer (Austria)      +1.07

5. Tessa Worley (Franca) +1.08

6. Elena Curtoni (Italia)   +1.25

7. Federica Brignone (Italia)    +1.44

8. Kajsa Kling (Suedia)    +1.56

9. Lindsey Vonn (SHBA) +1.65

10. Ricarda Haaser (Austria)   +1.75

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat