Brignone më e mira në sllallomin e madh

Skijim

Brignone më e mira në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:37
Federica Brignone

Skiatorja Federica Brignone nga Italia tregoi formë të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kronplatz të Italisë.  Brignone triumfoi në këtë garë interesante dhe me një epërsi 55 qindtat e kohës më të mirë se francezja Tessa Worley. Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:10.05 minuta. Ajo bëri paraqitje të përsosur edhe në rrëshqitjen e parë, kur kishte 15 qindtat e kohës më të mirë se Worley, 26 se Bassino e 46 qindtat se Gut. Në rrëshqitjen e dytë, Brignone vazhdojë me paraqitje të jashtëzakonshme dhe nuk lejojë t’i ikë fitorja nga dora. Italiania tjetër, Marta Bassino renditet në vend të tretë, me dy qindtat e kohës më të dobët se pozita e dytë Worley dhe 57 se fituesja e garës. Kampionia në fuqi e botës, Lara Gut, nuk arriti në podium, e cila përfundoi në vend të katërt me 76 qindtat e kohës më të ngadalshme se Brignone. Liderja e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin zuri vendin e pestë me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 9 qindtat se vendi i parë dhe për dy qindtat qe më e shpejtë se Sara Hector nga Suedia. Viktoria Rebensburg nga Gjermania dëshpëroi me paraqitje, duke u renditur në vend të dhjetë. Në renditjen e sllallomit të madh, Worley kryeson me 580 pikë, Shiffrin (460), Gut (360), Goggia (289), Bassino (265), Brignone (190) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.053 pikë, pasojnë: Gut (923), Worley (688), Goggia (629), Stuhec (625), Weirather (536), Holdener (523), Loeseth (439), Velez Zuzulova  (435) dhe Vlhova (391) etj.

Rezultatet

1. Federica Brignone (Italia) 2:10.05

2. Tessa Worley (Franca)     0.55

3. Marta Bassino (Italia)       0.57

4. Lara Gut (Zvicra)     0.76

5. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1.09

6. Sara Hector (Suedia)         1.11

7. Bernadette Schild (Austria)       1.19

8. Irene Curtoni (Italia)                  1.50

9. Camille Rast (Zvicra)       1.76

10. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    1.79

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat