Skijimi ballafaqohet me mungesë financiare - Bota Sot
Skijimi ballafaqohet me mungesë financiare

Skijim

E martë, 26 shtator 2017

Skijimi ballafaqohet me mungesë financiare

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2017 Në ora: 19:22
Milaim Kelmendi

Si në shumë sporte tjera në Kosovë edhe skijimi ka mungesë mjetesh financiare. Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, tha se po ballafaqohen me peripeci të ndryshme, por sipas tij ka bërë disa hapa shumë të rëndësishëm si në instalimin e zyrës dhe stafi të federatës në Brezovicë. Ai tha se për herë të parë në histori, Federata Shqiptare Skitare pritet të organizojë një garë në Republikën e Kosovës. Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” Kelmendi tregon se me sa garues do të marrin pjesë në gjysmëolimpiadën për të rinj dhe në Kampionatin Botëror.

“Bota sot”: Me cilat peripeci ballafaqohet skijimi?

Milaim Kelmendi: Aktualisht me probleme financiare dhe me cilësinë e trajnerëve, mësuesve dhe gjyqtarëve. Kryesorja është problemi financiar, nuk kemi buxhet financiar. Nëse do të kishim buxhet financiar do t’i zgjedhim këto probleme përmes trajnimeve të ekspertëve nga jashtë.

“Bota sot”: Kur do të mbahet Kampionati i Kosovës?

Milaim Kelmendi: Kampionati i Kosovës për kategoritë e reja do të mbahet me 11-12 shkurt në Bogë të Rugovës, ndërsa për seniorë do të zhvillohet në Brezovicë ose në Brod me datën 19 dhe 20 shkurt. Për momentin kemi filluar përgatitjet me kombëtaren për pjesëmarrjen në gjysmëolimpiadën për të rinj (EYOF), që do të mbahet në Erzurum të Turqisë. Njëkohësisht jemi duke i mbajtur trajnimet edhe për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, që do të mbahet me 6-18 shkurt në St. Moritz të Zvicrës.

“Bota sot”: Me cilët skiatorë Kosova do të përfaqësohet në gjysmëolimpiadë për të rinj dhe në Kampionatin Botëror?

Milaim Kelmendi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test