Triumfoi amerikani, disa skiatorë u rrëzuan

Skijim

Triumfoi amerikani, disa skiatorë u rrëzuan

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:50
Travis Ganong

Do të mbahet mend gjatë garat e lëshimit në Qendrën e Skive në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë. Një garë dramatike, por edhe me disa skiatorë që u rrëzuan në shteg. Skiatori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Travis Ganong, është fitues i garës. Ai tregoi paraqitje të përsosur dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:53.71 minuta. Amerikani pati kohën më të shpejt për 38 qindtat se norvegjezi Kjetil Jansrud. Ndërkaq, në vendin e tretë është italiani Peter Fill i cili mbetet për 52 qindtat larg Ganong. Austriaku Hannes Reichelt ka qenë shumë afër pozitës së tretë, por për një fije të flokut i iku. Ai zuri vendin e katërt me kohë më të dobët për 59 qindtat se fituesi i garës ose për shtatë qindtat më të dobët se pozita e tretë. Zvicerani Beat Feuz u tregua mjaft i mirë, por jo edhe për të arritur në podium. Ai renditet në vend të pestë me 14 qindtat e sekondës më të ngadalshme se pozita e tretë.

Pa dyshim se duhet përmendur edhe Matthias Mayer nga Austria i cili zuri vendin e tetë me 7 shtatë qindtat e kohës më të mirë se pozita e nëntë, zvicerani Carlo Janka.  Italiani Dominik Paris renditet në vend të dhjetë, por më kohë më të dobët për një sekondë e 21 qindtat se amerikani Ganong. Për disa skiatorë ka qenë një ditë e keqe, të cilët janë rrëzuar, si amerikani Steven Nyman, ky është lënduar, pastaj u rrëzuan edhe norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde, kanadezi Erik Guay e francezi Valentin Giraud Moine. Garën nuk e përfunduan as francezët Guillermo Fayed,  David Poisson e slloveni Bostjan Kline.

Rezultatet

1. Travis Ganong (SHBA)     1:53.71

2. Kjetil Jansrud (Norvegjia)  0.38

3. Peter Fill (Italia) 0.52

4. Hannes Reichelt (Austria)  0.59

5. Beat Feuz (Zvicra)      0.66

6. Manuel Paradis (Kanada)   0.87

7. Romed Baumann (Austria)        0.89

8. Matthias Mayer (Austria)          0.98

9. Carlo Janka (Zvicra)   1.05

10.  Dominik Paris (Italia)     1.21

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat