Skiatori amerikan transportohet me helikopter në spital

Skijim

Skiatori amerikan transportohet me helikopter në spital

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2017 Në ora: 16:01
Steven Nyman transportohet me helikopter, foto Reuters

Qendra e Skive Garmisch-Partenkirchen e Gjermanisë ka qenë një ditë e vështirë për skiatorë, pasi disa prej tyre edhe u rrëzuan dhe njëri nga ta u lëndua, sa u dashtë të bartet edhe me helikopter për spital. Në foton që ka bërë ‘Reuters’ shihet se si amerikani Steven Nyman u transportua me helikopter për në spital, ndërsa gjatë garës së lëshimit u rrëzuan edhe norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde, kanadezi Erik Guay e francezi Valentin Giraud Moine.

Garën nuk e përfunduan as francezët Guillermo Fayed,  David Poisson e slloveni Kline.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat