Reichelt triumfoi në lëshim

Skijim

Reichelt triumfoi në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2017 Në ora: 21:23
Skiatori austriak, Hannes Reichelt

Skiatori austriak, Hannes Reichelt, triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. 

Austriaku tregoi paraqitje më të mirë dhe e zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:53.83 minuta. Në vend të dytë renditet italiani Peter Fill me kohë më të ngadalshme për 16 qindtat se vendi i parë dhe qe më i shpejt për 26 qindtat se pozita e tretë, zvicerani Beat Feuz. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1160 pikë, pasojnë Kristoffersen (792), Pinturault (713) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të lëshimit, Fill udhëheq me 279 pikë,  duke lënë pas Jansrud (247), Paris (218) etj.

Rezultatet

1. Hannes Reichelt (Austria)  1:53.83

2. Peter Fill (Italia) 0.16

3. Beat Feuz (Zvicra)      0.52

4. Dominik Paris (Italia) 0.76

5. Kjetil Jansrud (Norvegjia)  0.81

6. Bostjan Kline (Sllovenia)   0.92

7. Vincent Kriechmayr (Austria)   0.99

8. Adrien Théaux (Franca)     1.04

9. Brice Roger (Franca)  1.18

10. Romed Baumann (Austria)      1.28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat