Gut për 5 qindtat e sekondës më e shpejt se Goggia

Skijim

Gut për 5 qindtat e sekondës më e shpejt se Goggia

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2017 Në ora: 22:12
Kampionia në fuqi e Botës, Lara Gut

Kampionia në fuqi e Botës, Lara Gut, ishte më e mirë për 5 qindtat e sekondës se vendi i dytë. Ajo shënoi fitore shumë të rëndësishme në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Cortina D Ampezzo. Zvicerania Gut zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:37.08 minuta. Skiatorja italiane, Sofia Goggia ka qenë e pafat, e cila u rendit në vend të dytë dhe me 5 qindtat e sekondës qe më e ngadalshme se vendi i parë.

Skiatorja nga Sllovenia, Ilka Stuhec renditet në vend të tretë dhe ka qenë më e shpejt për 6 qindtat se pozita e katërt, gjermania Viktoria Rebensburg. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Shiffrin prin me 1.053 pikë, ndërsa Gut është në pozitën e dytë me 1.023 pikë, kurse në renditjen e lëshimit Stuhec udhëheq me 437 pikë, e ndjekur nga Gut me 360 sosh.

Rezultatet

1. Lara Gut (Zvicra)        1:37.08

2. Sofia Goggia (Italia)   0.05

3. Ilka Stuhec (Sllovenia)       0.47

4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)      0.53

5. Nicole Schmidhofer (Austria)    0.77

6. Verena Stuffer (Italia)        0.78

7. Johanna Schnarf (Italia)     0.92

8. Kajsa Kling (Suedia)  0.96

9. Tamara Tippler (Austria)   1.00

10. Breezy Johnson (SHBA)  1.18.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat