Hirscher fantastik në sllallomin e madh

Skijim

Hirscher fantastik në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2017 Në ora: 15:05
Hirscher

Kampioni në fuqi i botës, austriaku Marcel Hirscher, shënoi fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:39.95 minuta ose ka qenë më i shpejt për një sekondë e 50 qindtat se Matts Olsson nga Suedia. Hirscher ka qenë fantastik në rrëshqitjen e dytë dhe ka krijuar epërsi të thellë, për faktin se në rrëshqitjen e parë ka qenë me nëntë qindtat e kohës më të dobët se francezi Alexis Pinturault. Mirëpo, në rrëshqitjen e dytë Pinturault nuk u tregua i shkathët, ndërsa Hirscher bëri paraqitje të përsosur. Skiatori gjerman, Stefan Luitz, renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për një sekondë e 95 qindtat se vendi i parë. Pinturault nuk arriti as në podium, ngeci për 10 qindtat nga pozita e tretë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 1260 pikë, duke lënë pas Kristoffersen (828), Pinturault (763), Jansrud (675), Neureuther (525) etj. ndërsa në renditjen e sllallomit të madh, Hirscher udhëheq me 533 pikë,  duke lënë pas: Pinturault (439), Faivre (360) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  2:39.95

2. Matts Olsson (Suedia)       1.50

3. Stefan Luitz (Gjermania)   1.95

4. Alexis Pinturault (Franca) 2.05

5. Mathieu Faivre (Franca)   2.41

6. Felix Neureuther (Gjermana)     2.45

7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          2.57

8. Justin Murisier (Zvicra)     2.59

9. Florian Eisath (Italia)         2.64

10. Luca De Aliprandini (Italia)      2.85

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat