Stuhec ngadhënjeu në supersllallomin e madh

Skijim

Stuhec ngadhënjeu në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2017 Në ora: 15:27
Ilka Stuhec

Skiatorja sllovene, Ilka Stuhec, shkëlqeu në Kupën e Botës në disiplinën e supersllallomit të madh. 26-vjeçarja zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:19.81, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Cortina d`Ampezzo të Italisë. Stuhec ishte në çdo element dhe në saje të kësaj pati kohën më të mirë për 31 qindtat se vendi i dytë, Sofia Goggia nga Italia. Anna Veith nga Austria u tregua e suksesshme, duke e zënë vendin e tretë dhe lënë pas për 3 qindtat lideren e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, amerikanen Mikaela Shiffrin. Viktoria Rebensburg nga Gjermania renditet në vend të pestë, por me kohë më të ngadalshme për 81 qindtat se pozita e parë.  Lara Gut pati një ditë të keqe e cila u rrëzua. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1.103, por që ndiqet këmbë pas këmbës nga kampionia në fuqi, Lara Gut e Zvicrës, e cila ka 1.023 pikë. Në vend të tretë është Goggia me 789 pikë, Stuhec 785, Worley 712 pikë etj. Në renditjen e supersllallomit të madh Gut udhëheq me 300 pikë, pasojnë: Weirather (256) e Stuhec (190) etj.

Rezultatet

1.Ilka Stuhec (Sllovenia)       1:19.81

2  Sofia Goggia (Italia) 0.31

3. Anna Veith (Austria)          0.70

4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    0.73

5. Viktoria Rebensburg (Gjermania)        0.81

6. Stephanie Venier (Austria)         0.90

7. Tina Weirather (Lihteshtajni)     0.98

8. Elena Curtoni (Italia)         1.18

9. Kajsa Kling (Suedia) 1.23

10. Laurenne Ross (SHBA)     1.33

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat