Ditë e keqe për kampionen, rrëzohet!

Skijim

Ditë e keqe për kampionen, rrëzohet!

Nga: K.Goca Më: 29 janar 2017 Në ora: 15:37
Lara Gut rrëzohet

Skiatorja zvicerane, Lara Gut, ka pasur një ditë të keqe në disiplinën e supersllallomit të madh, që u zhvillua në Cortina d`Ampezzo të Italisë.  Gut ka pasur rrëshqitje të mirë, por fatkeqësisht u rrëzua dhe ka lënduar paksa dorën, megjithatë duket se lëndimi nuk është serioz.

Pavarësisht kësaj, ajo humb garë të rëndësishme, ku pritej të fitojë pikë të reja dhe t’i afrohet lideres.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 1.103, duke lënë pas Lara Gut-in me 1.023 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat