Schmidhofer bën sensacion, fiton medaljen e artë!

Skijim

Schmidhofer bën sensacion, fiton medaljen e artë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shkurt 2017 Në ora: 13:51
Nicole Schmidhofer

Askush nuk e kishte pritur triumfin e skiatores 27-vjeçare nga Austria, Nicole Schmidhofer. Ajo shkëlqeu në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që po mbahet në qendrën e mirënjohur të skive në St. Moritz të Zvicrës.  Gara e parë, sensacioni i parë!  Schmidhofer fitoi medaljen e artë dhe e para në karrierën e saj në një ngjarje të madhe siç është Kampionati Botëror. 27-vjeçarja zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:21.34, duke qenë më e shpejt për 33 qindtat se Tina Weirather nga Lihteshtajni. Weirather stoliset me medaljen e argjendtë, për të cilën ishte e para në një garë të këtij nivelit. Weirather për tre qindtat e kohës ka qenë më e mirë se zvicerania,  Lara Gut. Faktikisht, Gut pritej se do të fitojë garën, por nuk i shkoi sipas parashikimeve dhe stoliset me medaljen e bronztë. Skiatorja gjermane Viktoria Rebensburg me gjithë orvatjet e saja nuk arriti kohë më të mirë dhe për 17 qindtat mbeti larg pozitës së tretë dhe pa medalje. Duhet veçuar edhe skiatoren nga Sllovenia, Ilka Stuhec, e cila nuk pati paraqitje të mirë, duke u renditur në vend të 11-të me kohë më të dobët për një sekondë e 4 qindtat se fituesja e supersllallomit të madh.

Rezultatet

1. Nicole Schmidhofer (Austria)    1:21.34

2. Tina Weirather (Liehteshtajni) 0.33

3. Lara Gut (Zvicra)    0.36

4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)      0.53

5. Elena Curtoni (Italia)       0.55

6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)      0.69

7. Stephanie Venier (Austria)        0.77

8. Federica Brignone (Italia)         0.84

9. Tessa Worley (Franca)     0.84

10. Sofia Goggia (Italia)       0.91

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat